Përshkrimi
Kamarier - është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi profesional dhe cilësor ndaj klientëve, duke siguruar një eksperiencë pozitive në ambientet e lounge-it. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të mira komunikimi, korrektësi dhe kujdes ndaj nevojave të klientëve.
Detyrat
- Shërbimi profesional i klientëve në ambiente lounge/restaurant;
- Zbatimi i standardeve të shërbimit dhe etikës së kompanisë;
- Përgjegjës për prezantimin dhe saktësinë e porosive;
- Zbatimi i procedurave të upselling për rritjen e shitjeve;
- Mbajtja e pastërtisë dhe rendit në ambientin e punës;
- Bashkëpunimi me pjesëtarët e ekipit për të garantuar një shërbim cilësor dhe të pandërprerë;
- Raportimi i çështjeve operative tek menaxheri i ditës.
Kualifikimet
Kandidati duhet të ketë:
- Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
- Eksperiencë pune në lounge, restaurant ose ambiente nightlife;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Paraqitje profesionale, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
Ne Ofrojmë:
- Punësim të qëndrueshëm;
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune;
- Ambient pune profesional, dinamik dhe mbështetës;
- Bonus bazuar në performancë dhe të ardhura;
- Sistem të strukturuar upselling për rritje të performancës;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në pozicione udhëheqëse.