Përshkrimi
Ky rol ka përgjegjësi kryesore mbi kontrollin financiar gjatë shërbimeve të nightlife, duke siguruar që të gjitha transaksionet, raportet dhe procedurat të jenë të sakta dhe të dokumentuara sipas standardeve të kompanisë.
Kandidati ideal kombinon njohuri operative, aftësi numerike dhe disiplinë të lartë për të garantuar integritetin financiar dhe mbështetje të operacioneve të natës
Detyrat
- Monitorimi i të gjitha transaksioneve në sistemin POS gjatë turneve të natës;
- Kontrolli i saktësisë së raportimeve financiare dhe arkave;
- Mbajtja e regjistrave të sakta të shitjeve dhe hyrjeve;
- Bashkëpunimi me menaxhmentin për raportime dhe analiza ditore/javore;
- Zbatimi i procedurave të brendshme të kontrollit financiar;
- Sigurimi i respektimit të politikave të kompanisë dhe standardeve të hospitality;
- Identifikimi dhe raportimi i çdo devijimi ose gabimi financiar.
Kualifikimet
Kandidati duhet të ketë:
- Minimumi 3 vite eksperiencë në hospitality;
- Njohuri të forta në përdorimin e sistemeve POS;
- Personalitet i disiplinuar, i organizuar dhe i orientuar drejt detajeve;
- Aftësi të forta numerike dhe saktësi në raportim financiar.
Ne Ofrojmë:
- Punësim të qëndrueshëm.
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
- Bonus të bazuar në të ardhura.
- Rol përgjegjësie për kontroll financiar brenda operacioneve nightlife.
- Mundësi zhvillimi brenda një sistemi të strukturuar hospitalit.
Shift: 18:00 – 02:00 + Full-Time