• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Shield Recruitment&HR

Zyrtar/e për Marketing / Marketing Officer

Shield Recruitment&HR
Apliko
Marketing, Media & KomunikimFerizaj2 javë më parëFull Time

Shield Recruitment & HR po kërkon një Zyrtar/e për Marketing / Marketing Officer për 1 (një) pozitë pune, në emër të klientit të saj, një kompani të njohur që vepron në prodhimin, përpunimin dhe shitjen e konstruksioneve metalike dhe produkteve industriale.

Vendi i punës: Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të udhëheqë aktivitetet e marketingut dhe promovimit të kompanisë.
  • Të hartojë dhe të publikojë përmbajtje për rrjetet sociale, web dhe materiale promocionale.
  • Të zhvillojë fushata marketingu për produktet dhe shërbimet e kompanisë.
  • Të bashkëpunojë me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin për promovimin e projekteve dhe produkteve.
  • Të organizojë dhe koordinojë pjesëmarrjen e kompanisë në panaire, ngjarje dhe prezantime profesionale.
  • Të analizojë tregun dhe konkurrencën për të identifikuar mundësi të reja.
  • Të menaxhojë komunikimin promovues me klientët dhe partnerët.
  • Të përgatisë prezantime, katalogë dhe materiale vizuale të kompanisë.
  • Të raportojë në mënyrë periodike për aktivitetet dhe rezultatet e marketingut.
  • Të kryejë edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë pune në marketing, komunikim ose media digjitale.
  • Të posedojë aftësi shumë të mira kreative dhe komunikuese.
  • Të ketë njohuri të mira për rrjetet sociale dhe platformat digjitale.
  • Të njohë mirë gjuhën angleze, ndërsa gjuhët e tjera përbëjnë përparësi.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazike të dizajnit dhe Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi për organizim, menaxhim të kohës dhe punë në ekip.
  • Të shfaqë interes për sektorin industrial, metalik ose ndërtimor.
  • Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.

Ju do të njoftoheni vetëm nëse CV-ja juaj përzgjidhet për fazat e mëtejshme.