Titulli i punës: Recepsioniste (1 vend pune)
Kompania: Shield Recruitment & HR (për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit)
Vendi i Punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pritja dhe mirëpritja e klientëve potencialë dhe mysafirëve
- Ofrimi i informacioneve fillestare për banesat dhe projektet në shitje
- Orientimi i klientëve tek agjentët e shitjes përkatës
- Menaxhimi i thirrjeve telefonike dhe kërkesave nga klientët
- Caktimi dhe koordinimi i takimeve/shikimeve të banesave
- Mbajtja e evidencës së klientëve dhe kërkesave të tyre
- Mbështetje administrative për ekipin e shitjes
- Ruajtja e imazhit profesional të recepsionit dhe kompanisë
Kualifikimet:
- Fakulteti në fushën e administratës, ekonomisë ose fusha të ngjashme është përparësi
- Njohuri në MS Office
- Njohja e gjuhës angleze
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe qasje ndaj klientit
- Sjellje profesionale dhe prezantim i mirë
- Aftësi organizative dhe koordinuese
- Aftësi për të punuar në ekip
- Përvoja në shitje ose shërbim ndaj klientit është përparësi
Afati i aplikimit: 24 Prill 2026 në ora 16:00