• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Shield Recruitment&HR

Kamarier (4)

Shield Recruitment&HR
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemPrishtinë3 javë më parëFull Time

Pozicioni: Kamarier (4 vende pune)
Rekrutues: Shield Recruitment & HR
Vendi i punës: Prishtinë

Përshkrimi:
Kandidati përgjegjës për këtë pozicion do të kryejë shërbime profesionale pijeje dhe ushqimi për mysafirët në ambiente të ndryshme të hotelit, duke përfshirë Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service dhe salla pritjesh/eventesh. Pozicioni përfshin menaxhimin e porosive dhe stokut, mbajtjen e standardeve higjieno-sanitare dhe ofrimin e një shërbimi të sjellshëm dhe efektiv ndaj mysafirëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e për menaxhimin e punës në Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
  • Organizon punët e përditshme të rregullimit të tavolinave dhe mbulesave;
  • Përgjegjës/e për shërbimet profesioniste të pijeve dhe ushqimit karshi mysafirëve;
  • Përgjegjës/e për kontrollimin e porosive të klientëve dhe faturave të mysafirëve;
  • Përgjegjës/e për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e mallit të pranuar, me kujdes të shtuar ndaj pijeve dhe gjërave ushqimore në banak duke mos neglizhuar afatin e skadimit, si dhe ndihmon procesin e regjistrimit (invertarizimit) për secilin muaj;
  • Përgjegjës/e për përgaditjen e pijeve në Restaurant, Lounge Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
  • Përkujdeset që të disponoj të gjitha njohuritë rreth menusë së ushqimit, pijeve si dhe për ofertat ditore në menu;
  • Përkujdeset për bashkëpunim të ngushtë dhe mbajtje të konsultimeve me zyrtarët përgjegjës, lidhur me detyrat e pa definuara saktësisht;
  • Tregon kreativitet përmes ofertave për ushqim, pije dhe dekorime si dhe ide të reja shitëse;
  • Trajton me korrektësi dhe shpejtësi ankesat e mysafirëve;
  • Përgjegjës/e për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve;
  • Përkujdeset për zbatimin e rregullt të procesit të porosive dhe për kontrollimin e formaliteteve llogaritare të mysafirëve;
  • Përgjegjës/e për zbatimin e politikave të hotelit;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës/e për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të mbikëqyrësit direkt, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë, preferohet të diplomuarit në hoteleri;
  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale, si kamarierë në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i aplikimit: 24 Prill 2026 në ora 16:00