Shield Recruitment & HR po rekruton Inxhinier/e i/e Elektrikës për 1 (një) pozitë, në emër të klientit të vet, një kompani e njohur ndërkombëtare që operon në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Mongoli
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen analizë të detajuar për fazën e instalimeve të energjisë elektrike, sipas nevojave të kompanisë dhe projekteve të saj.
- Merr pjesë në hartimin dhe projektimin e instalimeve të energjisë elektrike që planifikohen nga kompania.
- Ofron rekomandime profesionale për projektet e realizuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë.
- Organizon, mbështet dhe udhëzon kontraktorët e kompanisë, si dhe mbikëqyr zbatimin e punimeve të tyre në përputhje me planifikimin, organizimin e punës dhe prioritetet e përcaktuara.
- Njofton menaxhmentin për ecurinë e punëve, në pajtim me nevojat dhe kërkesat në vendin e punës.
- Mban shënime dhe raporte të sakta e të rregullta për punët e përfunduara dhe ato të planifikuara, duke raportuar vazhdimisht te udhëheqësit e kompanisë.
- Pranon detyra nga udhëheqësi ose personi i autorizuar prej tij dhe kujdeset për zbatimin e tyre në vendpunim.
- Përveç përgjegjësive të listuara, kryen edhe detyra të tjera që kërkohen nga Mbikëqyrësi Direkt.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e përmendura më sipër kanë karakter indikativ.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.
- Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e elektrikës.
- Njohuri të avancuara profesionale, si dhe shkathtësi shumë të mira hulumtuese, analitike dhe organizative.
- Njohuri në përdorimin e programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, Amtech, ose programe/pajisje të ngjashme elektrike për llogaritje).
- Njohje e Gjuhës Angleze.
- Shkathtësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë në ekip.
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
- Aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e lartshënuara janë indikative.