• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Shield Recruitment&HR

Inxhinier Ndërtimi / Strukturor (Autostrada & Ura) (Ljubljana, Slovenia) (10)

Shield Recruitment&HR
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriJashtë Vendit3 javë më parëFull Time

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier Ndërtimi/ Strukturor (Autostrada & Ura) 10 (dhjetë) vende pune, për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit. Kandidatët do të angazhohen në punishte aktive ndërtimi që përfshijnë autostrada, ura/viadukte me hapësirë mesatare (50m–100m) dhe stacione rrugore me pagese (toll stations).

Vendi i punës: Ljubljana, Slovenia.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e operacioneve ditore në punishte;
  • Menaxhimi i afateve, buxheteve dhe resurseve për paketat e autostradave dhe urave;
  • Organizimi dhe koordinimi i ekipeve në terren;
  • Mbikëqyrja e ndërtimit të viadukteve dhe urave me hapësirë 50–100m;
  • Sigurimi i përputhshmërisë me projektet ekzekutive, llogaritjet projektuese dhe standardet e sigurisë;
  • Kontrolli i punimeve cast-in-situ, elementeve prefabrikate dhe konstruksioneve kompozite prej çeliku;
  • Monitorimi dhe verifikimi i trasimit të autostradave (drejtimet horizontale dhe vertikale);
  • Përdorimi i të dhënave gjeodezike, Total Station dhe pajisjeve GPS për kontrollin e pozicionimit dhe nivelimit;
  • Menaxhimi i punimeve civile për stacionet e pagesës rrugore;
  • Mbikëqyrja e themeleve, mbulesave, shtresave të asfaltit dhe sistemeve të drenazhimit;
  • Zbatimi i procedurave QA/QC për betonin, çelikun, asfaltin dhe punimet tokësore;
  • Udhëheqja e trajnimeve të sigurisë dhe vlerësimeve të rrezikut në punishte;
  • Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe cilësisë;
  • Koordinimi ndërmjet ekipeve projektuese, nënkontraktorëve dhe përfaqësuesve të klientit;
  • Zgjidhja e konflikteve teknike dhe ndryshimeve projektuese në terren;

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi ose Strukturale;
  • Masteri konsiderohet avantazh;
  • Mbi 5 vite përvojë pune pas diplomimit;
  • Përvojë specifike në punishte aktive ndërtimi;
  • Ndërtim autostradash (punime tokësore, asfaltim, drenazhim);
  • Ndërtim urash/viaduktesh (hapësirë 50m–100m);
  • Punime civile për stacione pagese rrugore;
  • Njohuri të avancuara në leximin e vizatimeve strukturore dhe rrugore;
  • Përvojë me trasimin rrugor (kthesa horizontale, profile vertikale dhe superelevim);
  • Njohuri në matjet gjeodezike dhe përdorimin e Total Station dhe GPS;
  • Njohuri mbi kallëpet, skelat mbajtëse, post-tensioning dhe planet e ngritjeve të rënda;
  • Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme;
  • Përparësi e madhe do t’u jepet kandidatëve që njohin gjuhën sllovene ose kroate;

Kompetenca personale:

  • Aftësi për marrjen e vendimeve të shpejta teknike në terren.
  • Lidership i fortë ndaj përgjegjësve të punishteve, topografëve dhe nënkontraktorëve.
  • Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e konflikteve dhe raportim profesional.

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese + shtesë për punë në terren.
  • Akomodim dhe transport për pozitat me bazë në punishte.
  • Mundësi avancimi drejt pozitave Project Manager ose Construction Manager.
  • Përfshirje në projekte të mëdha të infrastrukturës së transportit.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.