Shield Recruitment & HR po kërkon një Inxhinier Ndërtimi (objekt) me 1 vend pune për një klient të saj, një kompani e konsoliduar në zhvillimin e projekteve dhe në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Palasë/Himarë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe ndjekja e ecurisë së proceseve të punës në kantier.
- Sigurimi i zbatimit të saktë të projektit dhe të dokumentacionit teknik.
- Bashkërendimi i punës mes punëtorëve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
- Verifikimi i cilësisë së punimeve dhe i materialeve të përdorura në ndërtim.
- Mbikëqyrja e progresit të punimeve dhe garantimi i përmbushjes së afateve të projektit.
- Zbatimi i rregullave dhe standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Identifikimi dhe raportimi i çështjeve teknike që paraqiten gjatë punës.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të paktën 3 vite përvojë pune në kantier.
- Aftësi për leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
- Njohuri në AutoCAD dhe në programe të tjera të inxhinierisë.
- Shkathtësi të mira në organizim, komunikim dhe udhëheqje të ekipit.