Titulli i punës: Inxhinier i Ndërtimtarisë (Office Civil Engineer)
Punëdhënësi: Shield Recruitment & HR (për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit)
Vendi i punës: Benghazi - Libi
Numri i vendeve: 1
Përshkrimi: Shield Recruitment & HR kërkon një Inxhinier Ndërtimi për të mbështetur aktivitete teknike dhe koordinuese të projekteve të ndërtimit. Pozicioni fokusohet në kontrollin e dokumentacionit teknik, përgatitjen e shop drawings, dhe koordinimin me ekipe të ndryshme për zgjidhje të integruara.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shqyrtimi dhe koordinimi i vizatimeve strukturore dhe civile.
- Përgatitja dhe kontrolli i shop drawings strukturore/civile.
- Përgatitja dhe ndjekja e RFIs (Requests for Information) për çështje teknike.
- Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit teknik me kontratën, specifikimet dhe standardet.
- Koordinimi me arkitekturën dhe MEP për zgjidhje të integruara teknike.
- Mbështetje teknike për ekipin e kantierit (Site Engineers, Foremen).
- Përgatitja e metodologjive të punës (Method Statements) dhe procedurave teknike.
- Kontrolli i revizioneve dhe menaxhimi i drawing register.
- Analiza e ndryshimeve teknike dhe asistencë në variacione.
- Pjesëmarrja në takime teknike dhe koordinuese.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (Civil Engineering).
- Minimum 3–5 vite përvojë pune si Office Civil Engineer ose pozicion i ngjashëm.
- Përvojë në projekte komplekse (spitale, objekte publike) – avantazh.
- Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe specifikimeve teknike.
- Aftësi shumë të mira në AutoCAD, Excel dhe MS Office (Revit – avantazh).
- Njohuri bazë të procedurave kontraktuale (FIDIC – avantazh).
- Njohuri të gjuhës Angleze në të folur dhe shkruar.
Kompetenca Personale:
- Aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe cilësisë teknike.
- Aftësi për komunikim profesional dhe koordinim ndërdisiplinor.
- Aftësi për menaxhim të dokumentacionit teknik dhe prioriteteve.
- Punë efektive në ekip dhe nën presion afatesh.
Afati i aplikimit: 26 Prill 2026 në ora 16:00.