Shield Recruitment & HR po rekruton Gjeodet/Topograf (kantier) me 1 vend pune për llogari të një klienti të saj, një kompani e konsoliduar në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit.
Vendi i Punës: Palasë/Himarë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Realizimi i matjeve topografike dhe gjeodezike në kantier.
- Vendosja në terren e akseve, kuotave dhe elementeve të projektit.
- Verifikimi i ecurisë së punimeve në përputhje me vizatimet dhe koordinatat e projektit.
- Përdorimi i instrumenteve topografike si Total Station, GPS dhe nivel.
- Përpunimi i rezultateve të matjeve dhe hartimi i raportimeve përkatëse.
- Bashkërendimi i punës me inxhinierët dhe personelin teknik të kantierit.
- Kontrolli i rregullt i saktësisë së punimeve të përfunduara.
- Identifikimi dhe raportimi i çështjeve teknike që shfaqen në terren.
- Administrimi dhe sistemimi i dokumentacionit teknik që lidhet me matjet.
- Respektimi i rregullave të sigurisë dhe të mbrojtjes në punë në ambientet e kantierit.
Kualifikimet:
- Diplomë në Gjeodezi, Topografi ose në fusha të përafërta.
- Përvoja e punës në kantier ndërtimi konsiderohet përparësi.
- Njohuri në përdorimin e pajisjeve topografike dhe të programeve AutoCAD/Civil 3D.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte dhe vizatime teknike.
- Shkathtësi të mira organizative dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe korrektësi në përmbushjen e detyrave.
- Gatishmëri për të punuar në terren dhe në kushte kantieri.