• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Shield Recruitment&HR

Fizioterapist

Shield Recruitment&HR
Apliko
Shendetesi & MedicinePrishtinë4 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Fizioterapist
Organizata: Shield Recruitment & HR
Vende të lira: 1
Vendi i punës: Prishtinë

Përshkrimi i shkurtër:

  • Shield Recruitment & HR kërkon Fizioterapist për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë.
  • Fizioterapisti do të ofrojë trajtime masazhi dhe wellness, do të këshillojë mysafirët për përzgjedhjen e tretmanëve dhe do të sigurojë standardet sanitare dhe profesionale në njësinë e relaksimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës që përmes teknikave të specializuara të masazhës, të ndihmojë në relaksimin dhe manipulimin e trupit të klientëve;
  • Përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, duke iu rekomanduar trajtime korrigjuese apo reduktimin e ushtrimeve të caktuara;
  • Përgjegjës për realizimin e tretmanëve të wellness-it dhe të njësive të relaksimit/pushimit;
  • Përgjegjës për përpilimin e planit individual të masazhimit të klientëve dhe caktimin e terminëve;
  • Përkujdeset që me kërkesën e klientit apo udhëzimin e mjekut të administrojë lloje të ndryshme të masazheve si me avull ose ngrohje të thatë apo edhe tretmanët me ujë;
  • Përkujdeset që gjatë masazhës t'i ndihmojë klientët në pushimin e trupit të tyre dhe largimin e dhimbjeve, lehtësimin e stresit dhe sëmundjeve fizike;
  • Përkujdeset për këshillimin e klientëve mbi teknikat e relaksimit dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të muskujve;
  • Përkujdeset që gjatë masazhës të kuptojë se si muskujt e trupit ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe të di se si të trajtojë pjesë të veçanta të trupit;
  • Përkujdeset që gjatë masazhës të studioj historinë fizike të klientit, me qëllim që të përgatisë dhe të aplikojë vajra adekuate të lëkurës, të shpërndajë mbi pjesën e trupit që është duke u trajtuar, me presion të fortë, të ngadaltë dhe të qetë;
  • Përkujdeset që gjatë sesionit të masazhës të kontrollojë se a është presioni i mjaftueshëm për klientin dhe kontrollon komoditetin e klientit;
  • Përkujdeset që gjatë trajtimit klienti të ndiejë rehati dhe kënaqësi, ndriçimi të jetë i zbehtë, të ndizen qirinj aromatik, dhoma të jetë e ngrohtë dhe e qetë, peshqirët të jenë të freskët dhe të pastër;
  • Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
  • Përgjegjës për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;
  • Përgjegjës për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj mysafirëve;
  • Përkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionit;
  • Përgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082);
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale dhe fizoterapeut i/e certifikuar;
  • Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale si fizioterapeut;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
  • Të mos jetë nën hetime

Afati i aplikimit: 22 Prill 2026 në ora 16:00