• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Shield Recruitment&HR

Banakier

Shield Recruitment&HR
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemPrishtinë3 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Banakier

Kompania: Shield Recruitment & HR

Numri i vendeve: 1

Vendi i punës: Prishtinë

Përshkrim:

  • Pozita e Banakierit përfshin përgatitjen e pijeve dhe shërbimin e mysafirëve në një ambient hotelierik të konsoliduar. Kandidati do të kujdeset për mirëmbajtjen e higjienës, inventarin dhe zbatimin e politikave dhe standardeve të hotelit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri për përgatitjen e pijeve dhe koktejeve të ndryshme, alkoolike dhe joalkoolike
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e hijgjenes sipas kritereve të përcaktuara në hapësirat e Banakut
  • Përgjegjës për përpilimin dhe aktualizimin e kartës së banakut dhe ripërpunimin e vazhdueshëm të kartave të pijeve
  • Përkujdeset për trajtimin e sistemeve arkëtare
  • Përgjegjës për kontrollimin e faturave të mysafirëve
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve
  • Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e mallit të pranuar, e sidomos të pijeve dhe gjërave ushqimore në banak duke mos neglizhuar afatin e skadimit, si dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin
  • Përgjegjës për zbatimin e paraqitjes korrekte, mbajtjen e uniformës të pastër dhe plotësimin e standardeve të higjienës personale
  • Përkujdeset për dhënjen e këshillave mysafirëve, me rastin e porosisë së pijeve të ndryshme
  • Përkujdeset për koordinimin e të gjitha porosive specifike
  • Përgjegjës për porositjen dhe blerjen e të gjitha paisjeve dhe materialeve të domosdoshme të banakut, dhe përcjelljen e tregut në mënyre që t'i njohë dhe t'i përvetësoj “pijet e modës”
  • Përkujdeset për bashkëpunim të ngushtë dhe mbajtje të konsultimeve me zyrtarët përgjegjës, lidhur me detyrat e pa definuara saktësisht
  • Përkujdeset për zbatimin e rregulltë të procesit të porosive
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të eprorit, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij
  • Mirëmban të të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet pa pëlqimin me shkrim të tij/saj
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë, veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë; preferohet të diplomuarit në hoteleri
  • Të ketë së paku 1 (një) vite përvojë pune profesionale; preferohet si banakierë në hotele me 4 ose 5 yje
  • Integritet të lartë dhe etikë
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhës angleze
  • Të mos jetë nën hetime

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i aplikimit: 24 Prill 2026 në ora 16:00.