Titulli: Arkitekt
Organizata: Shield Recruitment & HR (për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit)
Numri i vendeve: 1 vend pune
Vendi i punës: Benghazi - Libi
Përshkrimi: Pozita përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e vizatimeve arkitektonike të projektit, bashkëpunimin me disiplinat strukturore dhe MEP, dhe mbështetjen teknike të stafit të kantierit. Siguron përputhshmëri me kontratën, specifikimet dhe standardet dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të dizajnit në terren.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Koordinimi dhe menaxhimi i të gjitha vizatimeve arkitektonike të projektit.
- Koordinimi ndërmjet arkitekturës, strukturës dhe disiplinave MEP për të shmangur konflikte teknike.
- Shqyrtimi i vizatimeve dhe dokumentacionit teknik për përputhshmëri me kontratën, specifikimet dhe standardet.
- Menaxhimi i procesit të shop drawings, material submittals dhe mock-ups.
- Përgatitja dhe ndjekja e RFIs (Requests for Information) dhe përgjigjeve teknike.
- Përditësimi dhe kontrolli i revizioneve të vizatimeve (drawing register).
- Mbështetja teknike e stafit të kantierit (Site Engineers, Foremen).
- Koordinimi me konsulentin, projektuesit dhe klientin për çështje të dizajnit.
- Sigurimi që zgjidhjet arkitektonike janë të zbatueshme në terren dhe ekonomikisht të arsyeshme.
- Pjesëmarrja në takime teknike dhe dizajni.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Minimum 5 vite përvojë pune si Office Architect ose Design Coordinator.
- Përvojë në projekte komplekse (spitale, objekte publike) – avantazh i madh.
- Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe procedurave kontraktuale (p.sh. FIDIC – avantazh).
- Aftësi shumë të mira në AutoCAD, Revit (BIM – avantazh), dhe MS Office.
- Aftësi për të interpretuar dhe koordinuar vizatime multidisiplinare.
- Njohuri të gjuhës Angleze në folur dhe në të shkruar.
Kompetenca Personale:
- Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe cilësisë.
- Aftësi për komunikim profesional me palët e projektit.
- Aftësi për zgjidhje problemesh teknike dhe menaxhim prioritetesh.
- Punë e mirë në ekip dhe nën presion afatesh.
Afati i aplikimit: 26 Prill 2026 në ora 16:00.