Infermier/e i përgjithshëm (Bachelor)
Institucioni: Qendra e Shëndetit Mendor – Pejë
Nr. i Referencës: 12/2026
Kohëzgjatja e kontratës: Kohë të pacaktuar
Periudha provuese: 1/5 e kohëzgjatjes
Orari i punës: Orar i plotë (40 orë në javë)
Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 17.04.2026 – 16.05.2026
Përshkrim i shkurtër:
- Infermier/ja do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor në strukturat e shëndetit mendor, duke punuar pjesë e një ekipi multidisiplinar. Detyrat përfshijnë përkujdesjen klinike, mbështetjen terapeutike, vizitat shtëpiake dhe bashkëpunimin me profesionistët e tjerë për integrimin dhe rehabilitimin e klientëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për detyrat e tij/saj në Shërbimet e Shëndetit Mendor (Qendra e Shëndetit Mendor, Shtëpitë për Integrim në Pejë dhe Deçan).
- Të jetë pjesë e ekipit multidisciplinar me psikiatrin, psikologun, punëtori social dhe këshilltarët psikosocial.
- Të bashkëpunojë ngushtë me psikiatrin dhe psikologun në shërbimet e shëndetit mendor.
- Të marrë pjesë në intervenime dhe aktivitete me klientin (intervenime individuale dhe në grup, aktivitete psikoedukative dhe përkrahëse).
- Të kryejë vizita te klientët dhe të bashkëpunojë me stafet e tjera në vendet ku jetojnë klientët.
- Të mbështesë vazhdimësinë e marrëdhënies terapeutike mes shërbimeve dhe klientit, duke përfshirë familjen gjatë vizitave shtëpiake.
- Të marrë pjesë në mbledhjet e stafit dhe të kontribuojë në vlerësimin dhe përmirësimin e punës së shërbimeve.
- Të kujdeset për mjedisin dhe cilësinë e jetës së klientit dhe vizitorëve.
- Të marrë pjesë në trajnime të organizuara nga autoritetet e shëndetit mendor dhe institucione të tjera relevante.
- Të jetë i/e informuar për gjendjen e pacientëve/klientëve dhe për ngjarjet në strukturë.
- Të jetë përgjegjës për administrimin e terapive psikofarmakologjike të përcaktuara nga psikiatri dhe për monitorimin e higjienës dhe ushqimit në strukturë.
- Të ofrojë mbështetje terapeutike për integrimin e klientit në aktivitete ditore dhe të raportojë aktivitete sipas konfidencialitetit profesional.
- Të kryejë detyra të tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi për sigurimin e efikasitetit në punë.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare Bachelor – Infermier/e (Opšte/Infermiere e përgjithshme).
- Preferohet përvojë profesionale mbi 2 vjet në shërbime të shëndetit mendor, veçanërisht në trajtim, kujdes dhe menaxhim të klientëve me çrregullime mendore.
- Licencë pune nga Ministria e Shëndetësisë (e vlefshme).
- Njohuri dhe aftësi për vlerësim psikologjik/psikiatrik dhe punë humane e kreative me klientët.
- Të jetë i/e gatshëm/ë të përballet me sfida të ndryshme dhe të respektojë të drejtat themelore të pacientëve.
- Preferohet të posedojë lejen e drejtimit të automjetit për kryerje të vizitave shtëpiake kur është e nevojshme.
Dokumentet e kërkuara:
- Diploma universitare Bachelor origjinale ose kopje e noterizuar.
- Licenca e punës nga Ministria e Shëndetësisë origjinale apo kopje e noterizuar.
- Certifikata e lindjes origjinale apo kopje e noterizuar dhe fotokopje e letërnjoftimit.
- Certifikata që nuk jeni i/e dënuar ose nën hetime origjinale apo kopje e noterizuar.
- Certifikata mbi gjendjen shëndetësore pas pranimit në marrëdhënie pune.
- Certifikatat mbi kryerjen e trajnimeve profesionale dhe praktikave (të preferueshme).
Procedurat e rekrutimit:
- Konkurs i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.