Drejtor
Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Nr. i Referencës: SHSKUK – 02//2026-04/06
Pozicionet e shpallura (variantet e të njëjtit rol):
- Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive — Drejtor — kontratë 4 vjeçare — Klasa H2 — 1 pozicion
- Qendra Kombëtare e Telemjekësisë — Drejtor — kontratë 4 vjeçare — Klasa H2 — 1 pozicion
- Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës — Drejtor — kontratë 4 vjeçare — Klasa H2 — 1 pozicion
- Qendra e Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë Integrues në Bashkësi, Prishtinë — Drejtor — kontratë 4 vjeçare — Klasa H3 — 1 pozicion
- Qendra e Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë Integrues në Bashkësi, Pejë — Drejtor — kontratë 4 vjeçare — Klasa H3 — 1 pozicion
- Qendra e Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë Integrues në Bashkësi, Gjakovë — Drejtor — kontratë 4 vjeçare — Klasa H3 — 1 pozicion
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Udhëheq me punët operative dhe administrative të njësisë organizative të SHSKUK-së
- Koordinon aktivitetet e gjithëmbarshme shëndetësore, financiare dhe administrative të njësisë
- Monitoron performancën profesionale dhe afarizmin financiar të njësisë
- Mbikëqyr zbatimin e përzgjedhjes së shefave dhe stafit tjetër menaxhues në pajtim me legjislacionin përkatës
- Siguron transparencën ligjore të punës dhe veprimtarisë në njësí
- Merr pjesë në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së
- Ushtron veprimtarinë në bazë të Ligjit për Shëndetësi dhe akteve të brendshme të SHSKUK-së
- Bën vlerësimin e performancës individuale të stafit menaxherial të njësisë
- Siguron udhëheqje efektive dhe zbaton politikat e Ministrisë së Shëndetësisë
- Ofron alternativa, udhëzime dhe orientime strategjike për zhvillimin e shërbimit shëndetësor në nivel të SHSKUK-së
- Siguron funksionimin e strukturës efikase menaxhuese dhe identifikon nivelet e përgjegjësisë
- Siguron zhvillimin e procedurave dhe politikave administrative të nevojshme për menaxhim efikas
- Siguron sistemin e rishikimit të brendshëm efektiv, duke përfshirë ankesat dhe çështjet legale të bazuara në procedura ligjore
- Siguron implementimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve përmirësuese nga raportet e pranuara
Kriteret e përgjithshme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë vepimi, sipas legjislacionit në fuqi
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
- Të jetë i/e aftë për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i/e dënuar për kryerjen e vepër penale me dashje
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik
- Të ketë arsimimin, përvojën dhe aftësitë e kërkuara për pozitën
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në ligj
Kriteret e veçanta për pozitat 1 deri 6:
- Arsimi i lartë universitar: shkencat mjekësore, juridik, ekonomik dhe administratë publike
- Të paktën 6 vite përvojë pune profesionale, prej tyre tre (3) vite në pozita udhëheqëse
- Njohja e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizimit të punës në institucionet e kujdesit shëndetësor
- Njohuri e legjislacionit në përgjithësi dhe në fushën e shëndetësisë në veçanti
- Njohuri në menaxhimin e financave publike
- Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar
- Aftësi për punë ekipore
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi
Dokumentet e kërkuara:
- Kopje e letërnjoftimit / pasaportës / certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës
- Kopje e diplomës së kërkuar nga konkursi të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës
- Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës ose aktin që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit (si kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim)
- Kopje të dëshmisë së punësimit (vërtetim, kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës për përvojën e punës që përcakton kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozicion
- Pasqyra e pagesave dhe obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale
- Vërtetim nga gjykata (original) që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Dokumente tjera përkatëse (dëshmi profesionale, publikime, referenca) nëse kërkohen
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs
Procedurat e konkurimit:
- Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar sipas kushteve të përcaktuara në këtë konkurs
Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit:
- Konkursi publikohet dhe aplikimet pranohen për 30 ditë: nga 17.04.2026 deri më 17.05.2026
Më shumë informacion dhe dokumentet e konkursit janë të publikuara në faqen zyrtare të institucioneve përkatëse (ShSKUK/HRMIS).