• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Shell Kosova

Zyrtar i Burimeve Njerëzore

Shell Kosova
Apliko
Burime Njerezore (HR)PrishtinëDjeFull Time

KONKURS PUNE

Zyrtar i Burimeve Njerëzore

DETYRAT DHE PERGJEGJESIT

  1. Menaxhon çështjet e personelit, përfshirë hartimin dhe administrimin e kontratave, si dhe vendimet që lidhen me realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës.
  2. Evidenton dhe arkivon kontratat dhe vendimet përkatëse.
  3. Mbikëqyr organizimin e brendshëm të stafit dhe i paraqet Drejtorit të Departamentit propozime për përmirësim.
  4. Punon ngushtë me departamentet e tjera për të identifikuar nevojat për staf shtesë dhe për t’i dokumentuar ato.
  5. Jep mbështetje gjatë gjithë procesit të rekrutimit për stafin e ri, deri në përfundim, si dhe ndihmon në integrimin e tyre përmes udhëzimeve dhe trajnimeve hyrëse.
  6. Ndihmon në përmbylljen e procesit të vlerësimit të performancës së personelit.
  7. Përgatit dhe përfundon kërkesat dhe përshkrimet e punës për pozitat e reja.
  8. Menaxhon platformën e pushimeve vjetore dhe llojeve të tjera të pushimit, i miraton ato në bashkërendim me eprorët dhe mban evidencë për pushimet e aprovuara.
  9. Monitoron zbatimin e masave parandaluese të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve brenda Kompanise dhe propozon hapa shtesë për përmirësim.
  10. Mbikëqyr zbatimin e masave parandaluese të parapara me ligj për mbrojtjen kundër zjarrit në Kompanise dhe sugjeron masa të tjera për avancimin e gjendjes.
  11. Mban evidencë të rregullt mujore dhe harton raporte për lëvizjet e stafit.
  12. Kujdeset që kontratat e nënshkruara të ruhen dhe të sistemohen siç duhet.
  13. Verifikon që kontratat e punës të punëtorëve të jenë në përputhje me kërkesat ligjore.
  14. Krijon dhe mirëmban dosjet e stafit në Kompani.
  15. Kryen regjistrimin, aktivizimin dhe pasivizimin e punëtorve në sistemin Kubit.
  16. Përgatit Listen per Paga të personelit.
  17. Realizon edhe detyra të tjera pune që i caktohen nga Drejtori i Departamentit.

KUALIFIKIMET DHE KRITERET E NEVOJSHME

  • Kërkohet Diplomë Fakulteti në Juridik, Administrim Biznesi, ose në një fushë të ngjashme.
  • Nevojitet së paku 1 vit përvojë në Burimet Njerëzore.
  • Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe dëgjim aktiv.
  • Kërkohen shkathtësi të larta organizative.
  • Kandidati duhet të posedojë aftësi analitike dhe numerike.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparsi.
  • Kërkohen njohuri të mira të paketës MS Office dhe të sistemeve të BNj.