• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Senka Shpk

Inxhinier Elektrik

Senka Shpk
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Senka shpk ka hapur një vend pune për Inxhinier Elektrik, një rol kyç për drejtimin dhe bashkërendimin e projekteve elektrike të kompanisë. Pozita përfshin organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të punës, koordinimin me ekipet në terren, verifikimin e cilësisë së realizimit dhe trajtimin e çështjeve teknike që dalin gjatë zbatimit të projekteve të linjave elektrike TU dhe TM.

Detyrat

  • Hartimi i planit të punës dhe bashkërendimi i aktiviteteve për projektet elektrike.
  • Menaxhimi i realizimit të punimeve në linjat elektrike TU dhe TM.
  • Bashkëpunimi me nënkontraktorët, furnitorët dhe ekipet e angazhuara në punë.
  • Zhvillimi i korrespondencës me inxhinierët e zbatimit dhe evidentimi me shkrim i informacionit sipas fazave të punimeve.
  • Përgatitja sasiore e preventivave për paketa të ndryshme prokurimi.
  • Hartimi i preventivave për ofertim.
  • Përpilimi i situacioneve për punët e realizuara.
  • Sistemimi dhe ruajtja e dokumentacionit tekniko-ligjor të kantierit.
  • Mbikëqyrja e cilësisë së punimeve dhe e përputhshmërisë me projektin teknik.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike gjatë procesit të zbatimit.
  • Hartimi i raporteve periodike lidhur me progresin e projekteve.
  • Verifikimi i dokumentacionit teknik.

Kualifikimet

  • Arsimi: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.
  • Së paku 3 vjet përvojë në menaxhimin ose zbatimin e projekteve elektrike.
  • Përvojë në ndërtimin e linjave elektrike TU dhe TM.
  • Njohuri të mira në MS Office dhe AutoCAD.
  • Njohje e gjuhës angleze.
  • Shkathtësi të mira organizative, komunikuese dhe aftësi për punë në ekip.