Përshkrimi
Selmani Imp-Exp shpk synon të zgjerojë stafin dhe është në kërkim të një kandidateje për rolin e Arketare. Pozita i përshtatet një personi të kujdesshëm, me komunikim të mirë dhe me saktësi në punë.
Detyrat
- Realizimi i pagesave në arkë, si me para në dorë ashtu edhe me kartë.
- Pritja e klientëve në mënyrë korrekte dhe ofrimi i ndihmës kur paraqitet nevoja.
- Përgatitja e mbylljes ditore të arkës dhe dorëzimi i xhiros.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, ndërsa arsimi lartë konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe standarde të mira etike në shërbimin ndaj klientit.
- Të tregojë saktësi në punën me shifra dhe kujdes ndaj hollësive.
- Të ketë njohuri bazë të paketës Office, përfshirë Word dhe Excel, si edhe përdorimin e pajisjeve fiskale.
- Përvoja e mëhershme në të njëjtën detyrë shihet si avantazh.
Ofrojmë:
- Kushte të përshtatshme pune dhe një atmosferë miqësore.
- Pagë konkurruese dhe mbulim të rregullt të sigurimeve shoqërore.
- Hapësirë për zhvillim dhe avancim profesional.
Vendndodhja: Rr. Konferenca e Pezes, Kombinati Misto Mame
Orari: 7:30 AM – 4 PM