Selecta Digital Albania, kompani e grupit Datlas, do të menaxhojë shërbimin e asistencës ndaj klientit për një projekt të madh eCommerce.
Nëse je një person i saktë, me aftësi të mira komunikimi dhe me njohuri të gjuhëve të huaja të kërkuara nga shërbimi, atëherë je personi i duhur për këtë pozicion.
Detyrat
- Shërbim telefonik ndaj klientit, si dhe menaxhim i komunikimeve përmes email-it dhe ticketing;
- Menaxhimi i proceseve administrative back office;
- Zgjidhja e problematikave para dhe pas shitjes.
Kualifikimet
- Njohuri shumë të mira, në të folur dhe në të shkruar, të të paktën njërës nga gjuhët e mëposhtme: gjermanisht, frëngjisht ose spanjisht.
- Të kenë aftësi të mira komunikimi, aftësi për organizimin e punës së tyre dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Të kenë prirje dhe interes për të punuar në një ambient ndërkombëtar dhe sfidues.
Çfarë ofrojmë:
Trajnim dhe mbështetje që nga fillimi
500 Lekë/orë (në bazë të kompetencave gjuhësore)
Bonus performance prej 10.000 Lekësh
Një ambient pune të strukturuar dhe në rritje