Përshkrimi
Kompania KLAR shpk, distributori kryesor i Segafredo Zanetti, po kërkon të punësojë një Ekonomiste.
Detyrat
- Regjistron faturat e shitjes dhe të blerjes që lidhen me shpenzimet dhe të ardhurat.
- Evidenton veprimet e magazinës dhe bën rakordimin e lëvizjeve të materialeve.
- Kryen verifikim të hollësishëm të shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara.
- Bën rakordimet me bankat, balancon llogaritë mujore dhe kontrollon saktësinë e regjistrimit të transaksioneve bankare në kontabilitet.
- Ndjek detyrimet ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve, si edhe përgatit urdhërpagesat.
- Harton raporte financiare në baza periodike mujore, gjashtëmujore dhe vjetore.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik në degën Financë ose Kontabilitet.
- Kërkohet përvojë pune si financiere prej të paktën 3 vjetësh.
- Duhet të zotërojë shumë mirë programin Financa 5.0 dhe paketën Office.
- Kërkohen saktësi në punë, produktivitet dhe aftësi për të respektuar afatet.
- Duhet të bashkëpunojë me stafin e departamentit në realizimin e të gjitha detyrave.
- Kërkohet etikë në marrëdhëniet me kolegët.