Ndihmës Pasticier/e
Vendndodhja: Sandy Beach Resort, Golem
Përshkrimi:
Kërkojmë Ndihmës pasticier/e për t’iu bashkuar ekipit tonë! Nëse jeni i apasionuar pas ëmbëlsirave dhe keni dëshirë të zhvilloheni në fushën e pastiçerisë në një ambient dinamik, mikpritës me mundësi për rritje – atëherë kjo është mundësia juaj!
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune dhe pagesë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pozitiv dhe mbështetës.
- Transport i siguruar nga puna (për punonjësit nga Durrësi dhe Kavaja).
Detyrat:
- Ndihmon në përgatitjen e brumërave, kremrave dhe mbushjeve
- Mat dhe përgatit përbërësit sipas recetave
- Asiston pastiçierin kryesor gjatë përgatitjes së produkteve
- Dekoron ëmbëlsira dhe torta sipas udhëzimeve
- Kujdeset për pastërtinë dhe higjienën në vendin e punës
- Kontrollon freskinë dhe ruajtjen e produkteve
- Ndihmon në paketimin dhe prezantimin e produkteve
- Respekton standardet e sigurisë ushqimore
- Menaxhon kohën për të përfunduar detyrat në afat
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në pozicion të ngjashëm (e preferueshme)
- Certifikate profesionale kuzhine/pasticerie (e preferueshme)
- Aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup
- Pamje e rregullt dhe qëndrim profesional
Dokumentet e kërkuara: