Kamarier/e – Bar dhe Restorant
Vendndodhja: Sandy Beach Resort, Golem
Përshkrimi:
Jemi në kërkim të një kamarieri energjik dhe të sjellshëm për t’iu bashkuar ekipit tonë. Pozita kërkon shërbim profesional të klientëve në një ambient dinamik dhe mikpritës.
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune dhe pagesë konkurruese.
- Ushqim i përfshirë gjatë turnit.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pozitiv dhe mbështetës.
- Transport i siguruar nga puna (për punonjësit nga Durrësi dhe Kavaja).
Detyrat:
- Mikpritja dhe shërbimi i klientëve në mënyrë profesionale dhe miqësore.
- Marrja e porosive dhe përcjellja e tyre në kuzhinë/bar.
- Shërbimi i ushqimeve dhe pijeve sipas standardeve të resortit.
- Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin e tavolinave dhe ambientit përreth.
- Kontrolli i porosive dhe sigurimi që gjithçka është e saktë para shërbimit.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në pozicion të ngjashëm (e preferueshme).
- Aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup.
- Pamje e rregullt dhe qëndrim profesional.
- Njohuri bazë të gjuhës angleze (ose gjuhë tjetër të huaj – avantazh).