• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SALT

Bartender

SALT
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemPrishtinë1 javë më parëFull Time

BARTENDER – Prishtinë

SALT Prishtina paraqet një koncept bashkëkohor në gastronomi, ku ndërthuren kuzhina kreative, shërbimi premium dhe një mjedis pune energjik.

Për shkak të zgjerimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, kompania po e shton ekipin dhe po kërkon profesionistë të rinj që synojnë të zhvillohen së bashku me të.

Në qendër të qasjes së saj është bindja se arritjet ndërtohen nga njerëzit, ndaj vëmendje e veçantë i kushtohet talentit, avancimit profesional dhe ruajtjes së standardeve të larta.

Përgjegjësitë:

  • Të ketë njohuri të plota për përzgjedhjen e pijeve alkoolike dhe joalkoolike.
  • Të përgatisë koktejet sipas menusë së përcaktuar.
  • Të pranojë porositë për pije nga klientët ose nga stafi i sallës dhe t’i shërbejë ato sipas kërkesës, me kujdes të lartë ndaj detajeve.
  • Të zotërojë përgatitjen e koktejeve klasike dhe moderne, si dhe të ketë njohuri për lloje të ndryshme pijesh alkoolike.
  • Të përgatisë dhe të presë garniturat e frutave për pijet.
  • Të kontrollojë në mënyrë periodike pijet për të mbikëqyrur afatin e përdorimit të tyre.
  • Të përdorë si duhet pajisjet e caktuara për realizimin e detyrave të punës.
  • Të jetë i/e sjellshëm/me dhe komunikues/e me klientët dhe kolegët.
  • Të kujdeset për një hapësirë pune të sigurt, të pastër, të shëndetshme dhe me cilësi të lartë.

Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Të posedojë jo më pak se dy vite përvojë pune.
  • Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze, ndërsa gjuhët e tjera konsiderohen përparësi.
  • Të paraqesë kualifikime të tjera, nëse i posedon, megjithëse ato nuk janë të detyrueshme.

PSE TË BËHESH PJESË E SALT?

  • Kompani që është në fazë rritjeje
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Kulturë bashkëpunuese në ekip
  • Standarde premium