• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Salillari LTD

Inxhinier Ndërtimi Në Departamentin e Prokurimeve

Salillari LTD
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë6 ditë më parëFull Time

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.

“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..

Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER NDËRTIMI NË DEPARTAMENTIN E PROKURIMEVE.

QËLLIMI I POZICIONIT:

Inxhinieri i Prokurimeve (Tenderimeve) është përgjegjës për identifikimin, përgatitjen, koordinimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrjen e kompanisë në procedurat e tenderimit publik dhe privat, si dhe për administrimin e proceseve të prokurimit në përputhje me kërkesat teknike, ligjore dhe kontraktuale.

DETYRAT KRYESORE:

  • Monitoron dhe identifikon mundësitë për pjesëmarrje në tendera publikë dhe privatë.
  • Analizon dokumentacionin e tenderit dhe kërkesat teknike të autoriteteve kontraktore.
  • Përgatit kërkesat për oferta (RFQ) bazuar në nevojat e tenderit.
  • Koordinon procesin e mbledhjes së ofertave nga furnitorët dhe nënkontraktorët.
  • Përgatit analizën krahasuese dhe përmbledhëse të ofertave të marra.
  • Verifikon përputhshmërinë e ofertave me kërkesat teknike, financiare dhe administrative të tenderit.
  • Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit për paraqitjen e ofertave.
  • Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e prokurimit të kompanisë.
  • Kryen kërkime tregu dhe identifikon furnitorë potencialë.
  • Negocion kushtet teknike dhe komerciale me furnitorët kur kërkohet.
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për procedurat e prokurimit.
  • Administron dhe mirëmban dosjet e prokurimeve sipas procedurave të kompanisë.
  • Siguron transparencë dhe gjurmueshmëri në proceset e prokurimit.
  • Plotëson, përditëson dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe administrativ të kompanisë për pjesëmarrje në tendera.
  • Përzgjedh kontratat dhe projektet e ngjashme të realizuara nga kompania.
  • Analizon dhe verifikon përputhshmërinë e tyre me kërkesat e tenderëve.
  • Përgatit dokumentacionin referues për demonstrimin e eksperiencës së kompanisë.
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për sigurimin e dokumenteve dhe informacionit të nevojshëm.
  • Përgatit, harton dhe përditëson dokumentet teknike të kërkuara nga tenderët, duke përfshirë:
  • Metodologjine e punimeve.
  • Grafikun e punimeve.
  • Planin e menxhimit të sigurisënë kantier (HSE Plan) në bashkëpunim me departamentin e HSE të kompanisë.
  • Planin e monitorimit dhe kontrollit të cilësisë (QA/QC Plan).
  • Planin e monitorimit dhe ndikimit në mjedis (ESHS Plan) në bashkëpunim me Inxhinierët e mjedisit të kompanisë.

KRITERET E KERKUARA

  • Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtim, Hidro, Infrastukturë).
  • Eksperiencë pune mbi 5 vjet në prokurime.
  • Aftesi shumë të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
  • Të jetë përdorues i avancuar i programeve komputerike si Paketa OFFICE, Autocad, etj.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.Njohja e gjuhes Italiane është plus.
  • Të njohë mire Dokumentacionin Teknik të tenderimit, si: Grafik punimesh, Metodologji punimesh, HSE plan, QA/ QC plan.
  • Të jetë e paisur me Leje Drejtimi, Klasi B.