KONKURS PUNE – SHITËSE, SERVISER TË PAISJEVE ELEKTRONIKE, PRAKTIKANT SERVISER DHE MONTER
Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme (e preferueshme shkolla e lartë ose fakulteti)
- Përvojë paraprake në shitje me pakicë (përparësi pajisjet elektronike)
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi me klientë
- Njohuri bazike të punës me kompjuter (pakoja MS Office)
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi i produkteve dhe asistimi i klientëve gjatë blerjes
- Kujdesi për rregullimin dhe ekspozimin e mallit në dyqan
- Përgatitja e faturave dhe kryerja e transaksioneve të shitjes
- Mirëmbajtja e marrëdhënieve pozitive me klientët dhe ofrimi i informacioneve mbi garancionet
- Raportimi i shitjeve ditore tek Menaxhmenti
- Serviser të pajisjeve elektronike - 4 Pozita (Montim/demontim të pjesëve rezervë)
Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme (profil teknik preferohet)
- Minimum 1 vit përvojë pune në fushën e riparimit të pajisjeve elektrike apo mekanike
- Njohuri mbi funksionimin e skuterëve elektrikë (e preferueshme)
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Diagnostikimi dhe riparimi i skuterëve elektrikë
- Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve pas riparimit
- Identifikimi dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara
- Respektimi i protokolleve të procesit gjatë punës dhe raportimi tek Menaxheri i Servisit
- Praktikant - Serviser të pajisjeve elektronike - 4 Pozita
Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme
- Pranohen edhe aplikimet pa përvojë pune si praktikant ose fillestar në fushën e servisimit
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndërrimi i gomave të skuterëve elektrikë
- Asistimi ndaj serviserëve gjatë procesit të punës
- Detyra të tjera nga serviserët sipas nevojës
- Furnizimi me mall i servisit
- Monter i Pajisjeve - 2 Pozita
Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme
- Pranohen edhe aplikimet pa përvojë pune në fushë të montimit
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën
- Patentë shoferi Kategoria B
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Montimi i pajisjeve të reja
- Asistimi ndaj shitjes dhe servisit gjatë procesit të punës në lëvizje të mallit
- Detyra të tjera nga fusha e montimit dhe magazinimit
- Lëvizje interne të mallrave brenda pikave dhe tek klientët finalë
Bashkohu me Rrota Smart Electronics dhe bëhu pjesë e suksesit tonë! Lëviz me Rrota!