Kompania Allishverish Rozafa është në kërkim të një Ekonomiste ne Fabrike në Elbasan.
Detyrat
- Të regjistrojë dhe verifikojë faturat e blerjeve dhe të shitjeve.
- Të mbajë evidencë për hyrje-daljet e magazinës dhe për inventarin.
- Të hartojë raporte periodike me përmbajtje financiare dhe ekonomike.
- Të monitorojë kostot e prodhimit dhe të ndjekë shpenzimet e fabrikës.
- Të bashkëpunojë ngushtë me sektorët e financës, magazinës dhe prodhimit.
- Të realizojë rakordimet financiare dhe të administrojë dokumentacionin fiskal.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Ekonomi, Financë ose në një degë të afërt.
- Të ketë përvojë pune në një rol të ngjashëm, zakonisht 2–5 vite.
- Të zotërojë shumë mirë programin Financa 5.
- Të ketë njohuri të avancuara në Excel dhe në paketën Microsoft Office.
- Të ketë aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.