Pozicioni: Specialist / Analist në Departamentin e Blerjeve
Kompania: Rossmann Kosova
Vendi i punës: Prishtinë | Onsite
Përshkrim i shkurtër:
Rossmann Kosova është në kërkim të një profesionisti/eje të përkushtuar dhe analitik për t’iu bashkuar ekipit në Departamentin e Blerjeve. Në këtë rol, do të jeni pjesë e proceseve strategjike të vendimmarrjes përmes analizës së të dhënave dhe hartimit të raporteve të brendshme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Kontrollon dhe përditëson raportet e brendshme të departamentit të blerjeve
- Analizon të dhënat për mbështetje strategjike dhe operacionale
- Harton raporte periodike (javore, mujore, tremujore) si dhe analiza të veçanta
- Siguron përputhshmërinë e të dhënave me politikat e kompanisë
- Merr pjesë në përmirësimin e proceseve analitike dhe të raportimit
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Informatikë Ekonomike, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme
- Përvoja në departamentin e blerjeve përbën avantazh
- Njohuri të avancuara në Excel ose sisteme ERP për analizimin e të dhënave
- Preferohen njohuri në Power BI apo softuerë të ngjashëm
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli B2); njohja e gjermanishtes përbën avantazh
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune energjik dhe bashkëpunues
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim profesional
- Përfshirje në projekte analitike dhe zhvilluese
- Kushte shumë të mira pune
Dokumentet e kërkuara:
Afati për aplikim: 23/04/2026