Bashkohu me Rossmann në Ferizaj dhe merr drejtimin e një dyqani ku çdo ditë sjell sfida të reja dhe takime me klientë të rinj!
Si Menaxher/e Dyqani, do të jesh personi që udhëheq ekipin, organizon punën dhe siguron që përvoja e blerjes të jetë e shkëlqyer nga momenti i parë deri tek arka. Do të kombinosh aftësitë e tua të lidershipit me shërbimin ndaj klientit, duke u kujdesur njëkohësisht për ekipin dhe për standardet e dyqanit.
Roli yt të jep mundësi reale për t'u zhvilluar profesionalisht në një kompani ndërkombëtare të konsoliduar në fushën e shitjes me pakicë.
Nëse je i/e organizuar, komunikativ/e dhe gjen kënaqësi në punën me njerëz, ky është vendi për ty.