Përshkrimi
Rogner Hotel Tirana ofron një mundësi të mirë për zhvillim profesional, mësim dhe avancim brenda kompanisë. Ekipi po kërkon një person të motivuar dhe energjik për rolin e Pjatalares/e.
Detyrat
Kërkesat kryesore dhe funksionet:
- Të pastrojë hapësirat e kuzhinës dhe të sistemojë e mirëmbajë në rregull të gjitha pajisjet e kuzhinës.
- Të kujdeset për pastrimin e ambienteve të brendshme të barit, përfshirë pjesën pas banakut, si edhe për rregullin e pajisjeve të barit.
- Të kryejë pastrimin dhe dezinfektimin e mjeteve të punës në përputhje me rregullat e përcaktuara.
- Të përdorë detergjentët e duhur dhe të zbatojë procedurat për pastrim dhe dezinfektim.
- T’u ofrojë në kohë punonjësve të kuzhinës dhe barit mjetet e nevojshme të pastra të punës, duke kontribuar në një shërbim të shpejtë dhe cilësor.
- Të mbajë vazhdimisht ambientet e punës sipas kushteve higjienike të përcaktuara nga procedurat e higjienës së hotelit (HACCP).
- Të bashkëpunojë mirë me kolegët dhe të koordinohet në mënyrë efektive me sektorët e tjerë të pastrimit dhe kontrollit të higjienës.