Përshkrimi
Jemi një kompani ndërkombëtare e pranishme në mbarë Europën, e karakterizuar nga rritje e shpejtë dhe zgjerim i planifikuar në tregjet ndërkombëtare.
Mjedisi ynë i punës bazohet në seriozitet, atmosferë të qetë dhe të hapur, trajnim të vazhdueshëm, si dhe në nxitjen e zhvillimit profesional të stafit dhe përparimin e përbashkët.
Për kandidatët që synojnë të angazhohen në një kompani me veprimtari ndërkombëtare dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë, aktualisht ofrohet pozita e mëposhtme.
Pozicioni i punës: Agjent Shitjesh
Detyrat
- Të kryejë vizita të rregullta te klientët, si edhe të pranojë dhe të realizojë porositë.
- Të kujdeset për klientët ekzistues dhe të kontribuojë në shtimin e klientëve të rinj.
- Të menaxhojë procedurat që kanë lidhje me procesin e shitjes.
- Të përgatisë raportime të vazhdueshme mbi ecurinë e shitjeve.
Kualifikimet
- Arsimi i lartë dhe përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohen përparësi.
- Njohja e një gjuhe të huaj vlerësohet si avantazh.
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim në ekip.
- Të përdorë mirë paketën MS Office (Windows, Excel; Power Point).
- Të ketë patentë shoferi të kategorisë B.
- Të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë kritike dhe të ofrojë zgjidhje për problemet.
- Të dallohet për përgjegjshmëri dhe përkushtim.