Përshkrimi
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite përvojë në importin dhe distribuimin e produkteve ushqimore. Ajo operon në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një portofol të gjerë produktesh. Kompania mban ekskluzivitetin e markave cilësore për t’i sjellë ato në tryezën e çdo familjeje. Puna e saj synon të përmbushë me efikasitet kërkesat e tregut, duke ndjekur zhvillimet ndërkombëtare përmes inovacionit të vazhdueshëm. Aktualisht kërkohet Agjent Shitjeje në Kamëz dhe Gjirin e Lalzit.
Detyrat
- Të mbulojë zonën e përcaktuar përmes vizitave në terren dhe pranimit të porosive.
- Të ndjekë klientët ekzistues dhe të kontribuojë në zgjerimin e mëtejshëm të tyre, si edhe të identifikojë klientë të rinj.
- Të menaxhojë dhe të zgjidhë çështjet që lidhen me funksionin e pozicionit brenda përgjegjësive të veta.
- Të mbajë komunikim të rregullt me menaxherin e shitjeve.
- Të përcjellë porositë për furnizim përmes sistemit.
- Të verifikojë produktet te klientët sa i përket pozicionimit, afateve të skadencës dhe rotacionit.
- Të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie pozitive pune me klientët dhe bashkëpunëtorët.
- Të hartojë raportet që kërkohen nga menaxheri i zonës ose nga departamenti i shitjeve.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm, ndërsa arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Duhet të zotërojë leje drejtimi Klasi B.
- Nevojiten aftësi të mira në komunikim dhe në shitje.
- Kërkohet korrektësi dhe besueshmëri.
- Duhet të ketë aftësi për punë në grup.