Përshkrimi
Shoqëria "RO-AL" SHPK është në kërkim të një Ndihmëse Ekonomiste për zyrat e saj, me angazhim me kohë të plotë.
Detyrat kryesore
- Evidentimi dhe verifikimi i faturave të blerjes dhe të shitjes.
- Administrimi i dokumentacionit me karakter financiar.
- Asistim në veprimtaritë e kontabilitetit dhe të administratës.
- Sistim dhe përpunim i dokumenteve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Ekonomi, Financë-Kontabilitet ose në një fushë të afërt.
- Njohja dhe përvoja në përdorimin e programit Alpha web përbëjnë avantazh.
- Zotërim i mirë i Microsoft Excel dhe Word.
- Shkathtësi të mira organizative, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
- Përvoja e mëhershme në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
Ofrohet
- Punësim me kohë të plotë.
- Orari i punës: 08:00 – 16:00.
- Transport i mundësuar nga kompania.
- Mjedis pune profesional.
- Pagë e negociueshme në varësi të përvojës.
Shoqëria RO-AL SHPK ndodhet në Autostrada Tiranë–Durrës, Km 8, Kashar, Tiranë.