Ekonomiste / Kontabiliste
Përshkrimi:
Shoqëria RO-AL sh.p.k, me eksperiencë të gjatë në treg që prej vitit 1995 dhe aktivitet në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobiljeve, kërkon të punësojë një ekonomiste/kontabiliste me profil të avancuar profesional.
Detyrat:
- Menaxhimi i plotë i kontabilitetit dhe financës së kompanisë.
- Kontrolli i kostove dhe analiza e fitimit sipas aktivitetit.
- Menaxhimi i stokut dhe lëvizjeve në magazinë.
- Regjistrimi dhe verifikimi i faturave të blerjes/shitjes.
- Raportim periodik financiar dhe fiskal.
Kualifikimet:
- Eksperiencë e provuar në kompani prodhimi (mobilieri përbën avantazh të madh).
- Njohuri shumë të mira në programin Alpha (avantazh).
- Aftësi në llogaritjen e kostos së produkteve (materiale, punë, shpenzime).
- Eksperiencë në menaxhimin e magazinës dhe inventarit.
- Njohuri të plota në kontabilitet, deklarime tatimore dhe pasqyra financiare.
- Përdorim shumë i mirë i Excel.
Shënime:
- Pagë konkurruese në varësi të eksperiencës
- Stabilitet në një kompani të konsoliduar në treg
- Ambient serioz dhe mundësi zhvillimi profesional
Dokumentet e kërkuara:
Vendndodhja: Kashar, Km 8 Autostrada Tiranë–Durrës