Përshkrimi
Kompania jonë synon të angazhojë një Inxhinier Ndërtimi për mbikëqyrjen dhe realizimin e punimeve në terren.
Detyrat
- Të përcjellë ecurinë e punimeve në kantier.
- Të mbikëqyrë zbatimin e projektit në përputhje me kërkesat teknike.
- Të realizojë matjet dhe të kontrollojë sasitë e punimeve të kryera.
- Të përgatisë raporte të rregullta mbi përparimin e punimeve.
- Të bashkëpunojë me ekipet e punës, nënkontraktorët dhe investitorin.
- Të sigurojë kontrollin e cilësisë dhe respektimin e afateve të punës.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të ketë përvojë në ndjekjen e punimeve në terren.
- Të zotërojë njohuri për leximin dhe zbatimin e projekteve teknike.
- Të ketë aftësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Njohuritë në përdorimin e AutoCAD dhe paketës Office konsiderohen përparësi.
- Të posedojë patentë drejtimi, kategoria B.
Shënime
- Ofrohet kontratë e rregullt pune.
- Paga përcaktohet në mënyrë konkurruese, në varësi të eksperiencës.
- Ka mundësi për zhvillim profesional dhe angazhim afatgjatë.