Përshkrimi
Rikon-Al po zgjeron ekipin e Departamentit të Servisit dhe ka një vend të hapur për Inxhinier për Pajisje Printimi. Pozita fokusohet në mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike të pajisjeve të printimit.
Kualifikimet
Kriteret:
- Kërkohet diplomë universitare në inxhinieri elektronike, mekatronike ose në një drejtim të përafërt.
- Nevojitet njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet avantazh, por nuk është e detyrueshme.
- Kërkohen aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
- Vlerësohet gatishmëria për të mësuar vazhdimisht dhe për të punuar me dokumentacion teknik.
- Është e nevojshme leja e drejtimit të automjeteve, kategoria B.
Përfitimet
- Ofron mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim të vazhdueshëm.
- Sigurohet pagë konkurruese dhe paketë e plotë përfitimesh.
- Puna zhvillohet në një mjedis dinamik dhe inovativ.