Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Kërko
Apliko
Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë, Arkitekt/e
Riki Invest
Apliko
Ndertimtari & Inxhinieri
Vushtrri
4 ditë më parë
Full Time
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
Hartimi dhe zhvillimi i projekteve konstruktive/statike për objekte ndërtimore, sipas standardeve dhe rregulloreve në fuqi.
Përgatitja e vizatimeve teknike, detajeve konstruktive dhe dokumentacionit të nevojshëm të projektit.
Përdorimi i programeve profesionale si AutoCAD, ArmCAD dhe Tower për modelim dhe analizë strukturore.
Koordinimi me ekipet e projektimit dhe arkitektët gjatë zhvillimit të projekteve.
Mbikëqyrja e punimeve në terren për të siguruar që realizimi i strukturës bëhet sipas projektit dhe standardeve teknike.
Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike gjatë fazës së projektimit dhe gjatë zbatimit.
Kualifikimet e kërkuara
Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
Licencë e Kategorisë A.
Përvojë profesionale: minimum 5 vite.
Përvojë në projektim dhe menaxhim të projekteve konstruktive/strukturore, si dhe përvojë të avancuar në mbikëqyrje në terren.
Njohuri të paketës kompjuterike MS Office, platformave të AutoCAD-it, ArmCAD dhe Tower.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale.
Patent shofer – Kategoria B.
Arkitekt/e
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike për objekte ndërtimore, sipas standardeve dhe rregulloreve në fuqi.
Përgatitja e vizatimeve teknike dhe dokumentacionit të nevojshëm të projektit.
Përdorimi i programeve profesionale për modelim dhe vizualizim.
Koordinimi me ekipet e projektimit dhe inxhinierët gjatë zhvillimit të projekteve.
Mbikëqyrja e punimeve në terren për të siguruar që realizimi bëhet sipas projektit.
Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike gjatë fazës së projektimit dhe gjatë zbatimit.
Kualifikimet e kërkuara
Diplomë në Arkitekturë – niveli Master.
Licencë e Kategorisë A – e preferueshme.
Minimum 3+ vite përvojë pune, përfshirë përvojë në projektim dhe mbikëqyrje në terren.
Njohuri të paketës kompjuterike MS Office, ArchiCAD, Adobe Photoshop, Lumion dhe programe të tjera bazike/profesionale për arkitekturë.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale.
Patent shofer – Kategoria B.
Dokumentet e kërkuara
CV e përditësuar;
Kopje e diplomës universitare;
Kopje e licencës profesionale, nëse aplikohet/posedohet;
Dëshmi për përvojën e punës dhe certifikata relevante profesionale;
Rekomandime eventuale nga punëdhënës të mëparshëm.