• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Ria 2000

Operator/e Shitje Ne Servis Makinash

Ria 2000
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Firma Ria 2000 vepron prej më shumë se 25 vitesh në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të pjesëve të këmbimit, gomave dhe vajrave për automjete të të gjitha modeleve dhe markave, si edhe në shërbimet e riparimit përmes rrjetit të saj të serviseve. Për zgjerimin e ekipit në qytetin e Tiranës, kompania kërkon Operator/e Shitje.

Personi i përzgjedhur do të merret me komunikimin me klientët, paraqitjen e produkteve dhe shërbimeve, si dhe administrimin e proceseve të shitjes dhe të porosive.

Detyrat

  • Pret klientët dhe u ofron mbështetje për produktet dhe shërbimet që ofron kompania.
  • Jep informacion dhe orientim për pjesë këmbimi dhe për shërbimet e servisit.
  • Evidenton porositë dhe ndjek ecurinë e tyre.
  • Mban komunikim të rregullt, të saktë dhe profesional me klientët.
  • Përdor programet kompjuterike për hedhjen dhe administrimin e të dhënave.
  • Bashkërendon punën me stafin e servisit për të siguruar shërbim cilësor për klientët.
  • Kontribuon në realizimin e objektivave të kompanisë në shitje.

Kualifikimet

  • Të tregojë korrektësi dhe përgjegjësi ndaj orarit dhe detyrave të punës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbimin ndaj klientit.
  • Të zotërojë njohuri bazë ose të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuritë për makinat dhe pjesët e automjeteve përbëjnë përparësi, por nuk janë të detyrueshme.
  • Përvoja në role të ngjashme konsiderohet avantazh.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe të përballojë disa detyra në të njëjtën kohë.

Kushtet e punës

  • Ofron pagë të kënaqshme.
  • Siguron një ambient pune serioz dhe profesional.
  • Ka mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
  • Ofron stabilitet dhe mbështetje nga kompania.

Orari i Punes:

  • E hënë – E shtunë, 08:00 – 17:00
  • 30 minuta pushim dreke