Specialist Financiar - Blerje
Përshkrimi: Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes. Revo Hospitality Group menaxhon marka të ndryshme në industri si Salt Restaurants, Lift Steak & Rooftop Bar, Opa Greek Street Food, Zoi ne Paros, Vesper Tapas & Wine Bar, Le District dhe SIN. Do të jeni përgjegjës për regjistrimin dhe rakordimin e faturave, si dhe për ndjekjen e saktësisë së dokumentacionit financiar në të gjitha njësitë.
Detyrat:
- Regjistrimi i të gjitha faturave të blerjeve për mallrat në të gjitha njësitë e kompanisë;
- Rakordimi i faturave të regjistruara në Selfcare me sistemin Navision;
- Monitorimi dhe verifikimi i ndryshimeve të çmimeve të produkteve, bazuar në faturat fizike;
- Regjistrimi i faturave doganore në sistem;
- Menaxhimi dhe adresimi i rasteve kur mallrat dorëzohen në njësi në mungesë të faturës fizike përkatëse.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor ose Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
- Njohuri të sistemit Microsoft Dynamics 365 (përbën avantazh);
- Aftësi shumë të mira në paketën Microsoft Office;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike dhe sistemeve të menaxhimit;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese;
- Aftësi të zhvilluara organizative dhe menaxhim efikas i kohës;
- Integritet i lartë dhe etikë profesionale, me gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
Të dëshirueshme:
- Përvoja në industri: Hospitality;
- Aftësitë analitike: Analiza e fortë e të dhënave
Përfitimet:
- Shperblim ne fund te vitit;
- Vakti i drekës i perfshirë;
- Skonto dhe përfitime në disa shërbime dhe produkte, në bazë të marrëveshjeve të kompanisë me partnerët.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Nëse jeni në kërkim të mundësive për zhvillim profesional dhe dëshironi të rriteni në një ambient dinamik, inovativ dhe mikpritës, ju ftojmë të bëheni pjesë e Revo Hospitality Group.