Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak & Rooftop Bar, zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street Food, Zoi ne Paros, Vesper Tapas & Wine Bar, Le District dhe SIN.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
RHG kerkon te punesoje Junior Finance Specialist. Do të jeni përgjegjës për menaxhimin dhe përpunimin e proceseve të faturimit dhe rakordimit financiar në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë. Roli përfshin mbështetjen e operacioneve të përditshme financiare, duke siguruar saktësi, përputhshmëri dhe raportim të rregullt.
Detyrat
- Menaxhimi i proceseve të faturimit për shitje dhe shërbime;
- Përgatitja dhe administrimi i faturave periodike dhe mujore;
- Kryerja e rakordimeve financiare dhe verifikimi i të dhënave;
- Mbështetja në proceset e vetëfaturimit dhe dokumentacionit përkatës;
- Koordinimi me departamente të tjera për sigurimin e saktësisë së informacionit financiar;
- Monitorimi dhe përditësimi i të dhënave në sistemet përkatëse financiare.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor ose Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
- Njohuri të sistemit Microsoft Dynamics 365 (përbën avantazh);
- Aftësi shumë të mira në paketën Microsoft Office;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike dhe sistemeve të menaxhimit;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese;
- Aftësi të zhvilluara organizative dhe menaxhim efikas i kohës;
- Integritet i lartë dhe etikë profesionale, me gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
Cfarë ofrojmë:
- Shperblim ne fund te vitit;
- Vakti i drekës i perfshirë;
- Skonto dhe përfitime në disa shërbime dhe produkte, në bazë të marrëveshjeve të kompanisë me partnerët.