Përshkrimi
Revo Hospitality Group është krijuar në vitin 2016 dhe renditet ndër kompanitë kryesore në sektorin e mikpritjes. Kompania administron disa prej markave më të njohura të industrisë, përfshirë Salt Restaurants, Lift Steak & Rooftop Bar, rrjetin e fast food-eve Opa Greek Street Food, Zoi ne Paros, Vesper Tapas & Wine Bar, Le District dhe SIN.
Aktualisht, Revo Hospitality Group synon të angazhojë një Head Chef me përvojë dhe vizion të qartë, i cili do të drejtojë ekipin e kuzhinës dhe do të ndihmojë në ofrimin e një përvoje gastronomike të standardit të lartë. Profili i kërkuar duhet të bashkojë kompetencat kulinare me aftësi shumë të mira menaxheriale, në mënyrë që të garantohet cilësia, risia dhe efikasiteti në çdo aspekt të funksionimit të kuzhinës.
Detyrat
- Drejton dhe administron të gjitha proceset e kuzhinës, duke mbajtur nivel të lartë në cilësi, njëtrajtshmëri dhe paraqitje të produkteve.
- Harton, zhvillon dhe përditëson menutë në përputhje me konceptin, sezonalitetin dhe synimet e biznesit.
- Planifikon dhe koordinon punën e stafit të kuzhinës, me qëllim që operacionet e përditshme të zhvillohen me efikasitet dhe frymë bashkëpunimi.
- Mbikëqyr përgatitjen, gatimin dhe servirjen e produkteve ushqimore në përputhje me recetat dhe standardet e vendosura.
- Menaxhon koston e ushqimit, kontrollin e porcioneve, inventarin dhe uljen e humbjeve.
- Organizon dhe ndjek porositë dhe furnizimet për të siguruar disponueshmërinë dhe cilësinë e produkteve.
- GarantON zbatimin e plotë të standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe procedurave HACCP.
- Trajnon, zhvillon dhe vlerëson performancën e ekipit të kuzhinës, duke nxitur profesionalizëm dhe përmirësim të vazhdueshëm.
- Punon në bashkëpunim të afërt me menaxhmentin për planifikimin e aktiviteteve, eventeve dhe nismave të reja gastronomike.
- Analizon performancën e kuzhinës dhe evidenton mundësi për përmirësimin e proceseve operative dhe financiare.
Kualifikimet
- Të paktën 5 vite përvojë në kuzhinë, nga të cilat minimumi 2 vite në rol drejtues si Head Chef ose Sous Chef.
- Njohuri të thelluara mbi teknikat kulinare, zhvillimin e menuve dhe administrimin e operacioneve të kuzhinës.
- Përvojë në kontrollin e kostove, inventarit, furnizimeve dhe buxhetit të departamentit.
- Aftësi të forta në udhëheqje, organizim dhe menaxhim të ekipeve të punës.
- Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore (HACCP).
- Gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht në një ambient dinamik.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet departamenteve.
- Njohuri të gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe paketë motivuese.
- Bonuse që lidhen me arritjen e objektivave operacionale.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë brenda kompanisë.
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.