• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
RHG shpk

Data Entry

RHG shpk
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë2 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak & Rooftop Bar, zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street Food, Zoi ne Paros, Le District, Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Pozicioni i Data Entry është përgjegjës për menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave në sistemet e kompanisë, duke siguruar saktësi dhe përditësim të vazhdueshëm të informacionit. Roli përfshin gjithashtu regjistrimin e faturave dhe verifikimin e tyre në përputhje me dokumentacionin përkatës. Ky pozicion kërkon vëmendje ndaj detajeve dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipet e tjera.

Detyrat

  • Regjistrimi i faturave të blerjes në sistem në mënyrë të saktë dhe në kohë;
  • Verifikimi dhe rakordimi i të dhënave të faturave me dokumentacionin përkatës;
  • Analizimi i të dhënave të blerjeve për të identifikuar pasaktësi ose mospërputhje;
  • Mbajtja e të dhënave të organizuara dhe të arkivuara sipas procedurave të kompanisë;
  • Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për zgjidhjen e problematikave të mundshme;
  • Përgatitja e raporteve bazë mbi të dhënat e regjistruar.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor ose Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri të sistemit Microsoft Dynamics 365 (përbën avantazh);
  • Aftësi shumë të mira në paketën Microsoft Office;
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike dhe sistemeve të menaxhimit;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese;
  • Aftësi të zhvilluara organizative dhe menaxhim efikas i kohës;
  • Integritet i lartë dhe etikë profesionale, me gatishmëri për të marrë përgjegjësi.

Benefits:

  • Shperblim ne fund te vitit;
  • Vakti i drekës i perfshirë;
  • Skonto dhe përfitime në disa shërbime dhe produkte, në bazë të marrëveshjeve të kompanisë me partnerët.