Gastronomi, Hoteleri & TurizemDhërmi2 javë më parëFull Time
Titulli: Chef de Partie
Përshkrimi:
Si Chef de Partie në SALT, çdo pjatë tregon një histori dhe ju do të luash një rol kyç në krijimin e përvojave të paharrueshme.
Me aftësitë, lidershipin dhe pasionin për precizionin, do të kontribuosh në reputacionin e restaurantit për ekselencë. Pozicioni është me kontratë sezonale për sezonin veror 2026.
Detyrat:
Ruajtjen e niveleve të duhura të mise en place për të garantuar një rrjedhë të qetë gjatë shërbimit, me fokus në cilësi, konsistencë dhe prezantim.
Kontrollin e mallrave hyrëse për cilësi dhe saktësi, sigurimin e ruajtjes korrekte dhe monitorimin aktiv për reduktimin e mbetjeve.
Kryerjen e kontrolleve të përditshme të higjienës dhe garantimin që të gjitha ambientet e ruajtjes dhe stacionet e punës të jenë të pastra dhe të organizuara në mënyrë perfekte.
Sigurimin që të gjithë artikujt e përdorur janë në rregull, të pastër dhe të padëmtuar për t'u përdorur.
Përgatitjen e pjatave sipas recetave dhe mbikëqyrjen e punës së anëtarëve më të rinj të ekipit për të ruajtur standardet e larta të SALT.
Mbështetjen dhe trajnimin e commis, duke nxitur zhvillimin e tyre dhe krijimin e një ekipi bashkëpunues me performancë të lartë.
Kujdesi ndaj nevojave të klientëve, duke u kujdesur për detajet e shërbimit dhe koordinimin e stafit në sektorët përkatës.
Kualifikimet:
Eksperiencë të provuar si Chef de Partie në restorante luksoze me volum të lartë.
Minimalisht 3 vite përvojë pune.
Aftësi të shkëlqyera për punë në ekip.
Aftësi të shkëlqyera verbale dhe ndërpersonale.
Qasje pozitive dhe profesionale, me fokus në cilësinë dhe krijimin e përvojave të paharrueshme.
Aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit në varësi.
Dokumentet e kërkuara:
CV
Shënime - Çfarë ofrojmë:
Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë.
Akomodim i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës.