• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
RHG shpk

Cashier Sin Green Coast

RHG shpk
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemGjithë Shqipërinë2 javë më parëFull Time

Titulli: Cashier

Përshkrimi:
Ne po kërkojmë një Cashier të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në SIN. Cashier-i luan një rol kyç në menaxhimin e fluksit financiar ditor, duke siguruar saktësi, transparencë dhe kontroll të plotë të xhirove. Ky pozicion kërkon përgjegjësi të lartë, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik. Ekipi ynë karakterizohet nga profesionalizmi, bashkëpunimi dhe standardet e larta operacionale. Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ky pozicion është me kontratë sezonale.

Detyrat:

  • Regjistron dhe rakordon pagesat (cash, kartë, etj.) sipas procedurave të kompanisë
  • Pranon dhe verifikon dorëzimin e xhirove nga çdo kamarier, duke kontrolluar përputhjen me raportet përkatëse
  • Identifikon dhe raporton çdo diferencë apo mospërputhje financiare
  • Kryen mbylljet ditore financiare duke siguruar që të gjitha transaksionet të jenë të sakta dhe të dokumentuara
  • Përgatit raportet ditore dhe i dorëzon tek departamenti përkatës
  • Siguron ruajtjen dhe administrimin korrekt të parave dhe dokumentacionit financiar
  • Bashkëpunon me ekipin e shërbimit dhe menaxhimin për një operim të rregullt dhe transparent
  • Respekton standardet e sigurisë dhe procedurat e brendshme financiare

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme (cashier/finance handling)
  • Aftësi të mira numerike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve
  • Integritet dhe ndershmëri në menaxhimin e parasë
  • Aftësi organizative dhe komunikimi
  • Njohuri bazë në përdorimin e sistemeve POS dhe Excel
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Çfarë ofrojmë:

  • Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë
  • Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë
  • Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm
  • Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë