• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
RHG shpk

Bartender Greqi

RHG shpk
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemJashtë Vendit1 javë më parëFull Time

Titulli: Bartender

Përshkrimi:
Kompania RHG operon në fushën e mikpritjes dhe menaxhimit të restoranteve, duke zhvilluar koncepte moderne gastronomike dhe duke ofruar shërbim sipas standardeve ndërkombëtare.

Në kuadër të aktivitetit të saj, ajo menaxhon edhe ZOI Restaurant në Paros, Greqi. Restoranti ZOI është një ambient modern dhe dinamik në sektorin e mikpritjes, i fokusuar në ofrimin e një eksperience cilësore për klientët. Në kuadër të zgjerimit të stafit dhe rritjes së aktivitetit për sezonin veror kërkohet një bartender.

Detyrat:

  • Përgatitja e pijeve dhe koktejeve sipas standardeve të restorantit
  • Shërbimi i klientëve në mënyrë profesionale dhe miqësore
  • Menaxhimi i barit gjatë shërbimit (organizimi, ritmi i punës)
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e stokut të pijeve dhe materialeve
  • Sigurimi i cilësisë dhe prezantimit të çdo porosie
  • Ruajtja e pastërtisë dhe higjienës në zonën e barit
  • Bashkëpunimi me stafin për një shërbim efikas

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme si bartender (e preferueshme)
  • Njohuri të mira për pijet, koktelet dhe teknikat e përgatitjes
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me ritëm të lartë
  • Organizim i mirë dhe vëmendje ndaj detajeve

Dokumentet e kërkuara:

  • Dokumente të rregullta greke (leje qëndrimi ose pune në Greqi)

Shënime:

  • Aplikanti duhet të posedojë dokumente të rregullta greke (leje qëndrimi ose pune në Greqi).