Përshkrimi
Po kërkohet një Arkëtar/e i/e angazhuar për t’iu bashkuar ekipit të Le District. Kjo pozitë ka rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimit cilësor për klientët dhe në krijimin e një eksperience të këndshme për të ftuarit. Kandidati/ja i/e përshtatshëm/me duhet të ketë komunikim shumë të mirë dhe interes të veçantë për mikpritjen. Qëllimi i këtij roli është të kontribuojë në krijimin e përvojave të paharrueshme për klientët.
Detyrat
- Pret klientët dhe i ndihmon gjatë përcaktimit të porosive të tyre.
- Evidenton me saktësi vaktet që porosit secili klient.
- Kujdeset që çdo porosi t’u jepet klientëve brenda kohës së duhur.
- Merret me përllogaritjen dhe pranimin e pagesave nga klientët.
- Bën rakordimin e arkës në nisje dhe në mbyllje të turnit, si edhe regjistron arsyet kur konstatohet mospërputhje në vlerë.
- Verifikon nëse produktet janë aktive në sistemin e Baboon-it dhe çaktivizon produktet që mungojnë, pas miratimit nga menaxheri.
- Rregullon banakun duke i vendosur mjetet e punës në hapësirat përkatëse.
- Sigurohet që tavolinat në sallë të pastrohen pasi klientët largohen.
- Kontrollon që gjatë turnit të mos mungojnë materialet bazë, si çantat e letrës, serviset dhe letra e kasës.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të mesëm.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Gatishmëri për të punuar me turne të ndryshme, përfshirë edhe fundjavat.
- Njohuri të një gjuhe të dytë: gjuhës angleze.