Përshkrimi
Koordinator/e Klinike
Retina Institute është në kërkim të personave energjikë, me vetëbesim dhe me aftësi shumë të mira në komunikim për t’iu bashkuar rrjetit të klinikave të saj. Kandidati ideal duhet të ketë prirje për marrëdhënie me klientët dhe pacientët, si edhe për PR dhe aktivitete marketingu në terren. Pozicioni ofrohet në Tirane, Korce, Fier, Lushnje, Berat dhe Vlore.
Dega e studimit ose diploma nuk janë përcaktuese për këtë rol; më shumë rëndësi kanë personaliteti, mënyra e komunikimit, aftësia për të ndërtuar marrëdhënie me njerëzit dhe motivimi për zhvillim profesional.
Detyrat
- Të angazhohet në marketing në terren.
- Të koordinojë dhe menaxhojë pacientët brenda klinikës.
- Të administrojë proceset e faturimit dhe pagesave.
- Të bashkëpunojë me stafin mjekësor për mbarëvajtjen e shërbimeve.
Kualifikimet
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbim ndaj klientit.
- Përvoja në administrim, customer service ose në klinika konsiderohet përparësi.
- Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
- Njohuri bazë të Microsoft Office dhe të sistemeve administrative.
- Qasje profesionale dhe pozitive gjatë komunikimit.
Ofrojmë
- Mjedis pune modern dhe profesional.
- Trajnim të vazhdueshëm dhe mbështetje të pandërprerë.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Dokumentet e kërkuara
Na bashkohuni dhe bëhuni pjesë e një ekipi profesional që mbështet zhvillimin dhe rritjen e biznesit!