Përshkrimi
Rent Point Albania sh. p.k. ka një vend të lirë pune për pozicionin Punonjës dhënie makina me qira.
Detyrat
- Kryen detyrën e agjentit të shitjes për automjete me qira në zyrën e Rinasit dhe, sipas nevojës, edhe në zyrat e tjera të kompanisë, duke respektuar afatet, cilësinë dhe etikën profesionale.
- Administron telefonatat e klientëve që kontaktojnë kompaninë për oferta dhe informacion, me synim përmbylljen e shitjes së shërbimit në situata të ndryshme.
- Ka përvojë të mëparshme në punë të ngjashme.
- Merr nisma për të përmirësuar bashkëpunimin në ekip dhe për të gjetur mënyra më efikase për arritjen e objektivave të kompanisë.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie shumë të mira pune me të gjithë pjesëtarët e tjerë të kompanisë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e flotës së kompanisë duke ndjekur procedurat e servisit dhe praktikat që lidhen me siguracionet.
- Përgatit raporte ditore në përfundim të orarit të punës dhe ia paraqet menaxherit të shitjeve.
- Zbaton edhe detyra të tjera që i caktohen nga supervizori përkatës.
- Duhet të jetë person fleksibël dhe i gatshëm të punojë me orar të zgjatur, me turne dhe, kur kërkohet, edhe jashtë Tiranës.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë e mëparshme në dhënien e makinave me qira ose në role të përafërta.
- Duhet të zotërojë gjuhën angleze, ndërsa njohja e një gjuhe tjetër konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira komunikimi.
- Nevojiten njohuri të përgjithshme në përdorimin e kompjuterit.
- Kandidati duhet të ketë patentë të kategorisë B.
Ofrohet