Rent a Car “KING” që gjendet me zyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” shpallë konkurs për:
- 2x Agjente femra të shitjes në zyre për ndërrimin e pasdites – paga bruto 550euro/muaj
- 5x Punëtor për pranim / dorëzimin e veturave – paga bruto 550euro/muaj
- 1x Punëtor për autolarje – paga bruto 550 euro/muaj
Detyrat:
- Menaxhimi i kerkesave dhe rezervimeve të klientëve në lidhje me marrjen me qira të automjeteve.
- Shpjegimi rreth disponueshmërisë së veturave së bashku dhe çmimeve të veturave.
- Plotësimi I dokumenteve të nevojshme dhe pranimi I pagesës së klientit.
- Kontrollimi I rezervimeve në baza ditore dhe përgaditja e veturave për ato rezervime.
Kushtet për aplikim:
- Të ketë përvojë të mëparshme në një mjedis të drejtuar nga shitjet
- Të jetë i prezantues/e mirë, i/e afrueshëm dhe miqësor
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si me telefon ashtu edhe ballë për ballë
- Të jetë në gjendje të punojë me ndrrime, fundjavë dhe periudha pushimi me një sistem rotacioni
- Njohja e gjuhës Angleze (e preferueshme)
- Aftësi për punë ekipore dhe aftësi të mira komunikimi.
- Të jenë të gatshem të punoni me orar fleksibil.
- Patent shoferi (B) (për pranues të veturave e domosdoshme)