Përshkrimi:
RE/MAX Golden City – një nga zyrat kryesore të RE/MAX Albania, e pozicionuar në Qendër të Tiranës, po kërkon bashkëpunëtorë ambiciozë që duan të ndërtojnë një karrierë fitimprurëse në industrinë e pasurive të paluajtshme. Nëse ke dëshirë të zhvillosh aftësitë e tua, të fitosh pavarësi financiare dhe të punosh në një ambient energjik e motivues — kjo është mundësia jote!
Çfarë ofrojmë:
- Fitime mesatare 20,000€ – 100,000€+ në vit
- Network dhe databazë klientësh e mirëmbajtur ndër vite me çdo firmë ndërtimi, klering apo klientë individualë
- Trajnime të vazhdueshme nga trajnues vendas dhe të huaj për të përfeksionuar artin e shitjes dhe imazhin tuaj të konsulentit imobiliar në treg
- Mundësi bashkëpunimi me 25 zyra RE/MAX në Shqipëri dhe mbi 300 agjentë aktivë
- Një ambient pune pozitiv dhe motivues, ku do të ndihesh pjesë e një ekipi që funksionon si familje
Detyrat:
- Ofrimi i shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit
- Ndërtimi i marrëdhënieve
- Gjenerimi aktiv i klientëve të rinj
- Vetëpromovim dhe marketing personal
- Takimi dhe ndërlidhja me shitësit, blerësit dhe/ose pronarët, qiramarrësit e mundshëm
- Menaxhimi i të gjitha proceseve të shitjes dhe qiradhënies
Kualifikimet:
- Kanë aftësi të forta komunikimi dhe energji pozitive
- Janë të vetë-motivuar, ambiciozë dhe me etikë pune
- Kanë dëshirë të mësojnë dhe të rriten profesionalisht
- Janë të hapur ndaj ideve të reja dhe sfidave
- Kanë qasje sipërmarrëse, mendojnë në mënyrë strategjike dhe marrin iniciativa për të arritur rezultate
Dokumentet e kërkuara:
Pse RE/MAX Golden City?:
- Sepse këtu karriera jote ndërtohet mbi njohuri, mbështetje dhe rezultate reale
- Kjo është mundësia për të hyrë në një industri dinamike, për të mësuar nga më të mirët dhe për të krijuar suksesin tënd profesional e financiar
- A je gati të investosh në versionin më të mirë të vetes?