Shofer
Organizata: Autopjesë Reforma — Filiali Kodra Trimave
Numri i vendeve: 1
Përshkrim:
Shoferi do të kontrollojë mallrat dhe dokumentacionin e përgatitur për klientët, do të dorëzojë mallrat te klientët në territorin e caktuar dhe do të jetë përgjegjës për saktësinë dhe shpejtësinë e dorëzimit sipas planit të rrugës. Pozita kërkon disiplinë, profesionalizëm dhe përvojë në detyra të ngjashme.
Përshkrimi i detyrave:
- Kontroll i mallrave dhe dokumentacionit të përgatitur për klientët
- Dorëzimi i mallrave te klientët në territorin e caktuar
- Përgjegjësi për saktësinë dhe shpejtësinë e dorëzimit sipas route planit të përcaktuar
Kualifikimet:
- Shkollimi i mesëm i lartë
- Patentë shoferi të kategorisë B
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
- Seriozitet dhe përkushtim ndaj qëllimeve të biznesit
- Qëndrim profesional, disiplinë dhe organizim
- Përvojë pune në detyra të ngjashme
Çka ofrojmë ne:
- Punësim afatgjatë
- Pagë konkuruese
- Ambient profesional pune
- Trajnime të vazhdueshme
- Mundësi avancimi